Viti i ri akademik, Hoxha: Mësim online dhe në auditore, nuk ka përgjysmim tarife për Masterin

Shqipëria

Viti i ri akademik, Hoxha: Mësim online dhe në auditore, nuk ka përgjysmim tarife për Masterin

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:27
Artan Hoxha

Mësimi në Universitete do të nisë në 2 nëntor, ndërsa aktualisht po punohet për krijimin e një platforme për mësimin online.  Për të shmangur rrezikun e përhapjes së koronavirusit mësimi pritet të bëhet i koordinuar. Ndërkohë shqetësim mbetet protokolli anti-Covid në konvikte.

Gati 1 muaj nga fillimi i vitit të ri akademik në Universitete, organizimi i mësimit pritet të bëhet i kombinuar mes online dhe në auditore.

Rektori i Universiteti të Tiranës, Artan Hoxha, sqaron se është duke u punuar për krijimin e një platforme për zhvillimin e mësimit, kryesisht leksioneve, përmes platformës online.

Hoxha:  Leksionet ku ka shumë studentë, në ato grupime ku nuk ka studentë shumë edhe leksionet do ti zhvillojmë në auditore. Kurse praktikat mësimore, seminaret, ne kemi planifikuar që ti bëjmë në auditore.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të studentëve për përgjysmimin e tarifës së ciklit Master, Rektori Hoxha shprehet se nuk do të ketë asnjë ndryshim.

Hoxha: Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka kaluar tarifat e këtij viti, janë miratuar dhe nga Bordi i Administrimit, nuk ka lëvizje tarifash, rritje nuk ka.

Qëndresa Qytetare, e cila është në mbështetje të kërkesave të studentëve, ngre një tjetër shqetësim të tyre, duke u shprehur se ende nuk është bërë publik asnjë protokoll sigurie për konviktet ku do të qëndrojnë studentët.

“Me shtimin e studentëve dhe tejmbushjen e kapaciteteve të Qytetiut Studenti do të duhet patjetër të ketë një rregullore ose reduktim të numrit të studentëve”.

Fundi i shtatorit shënoi edhe përfundimin  e fazës së parë të regjistrimeve në Universitetin e Tiranës ku aktualisht janë zënë 69% e kuotave, ndërsa degët me më shumë probleme janë ato që  lidhen me ciklin Master për mësuesi, që një prej arsyeve mund të jetë edhe rritja e mesatares për pranim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat