Këlliçi: Pjesëmarrja e Vetëvendosjes në zgjedhje do të varet edhe nga sistemi zgjedhor

Shqipëria

Këlliçi: Pjesëmarrja e Vetëvendosjes në zgjedhje do të varet edhe nga sistemi zgjedhor

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 22:28
Kledi Këlliçi

Kledi Këlliçi, anëtar i kryesisë së Vetëvendosjes në Shqipëri u shpreh se sistemi klientelar në vend nuk i lë partitë politike që të ndryshojnë sistemin.

Ai tha se vendi ynë po ndjek një model privatizimet  dhe sipas Këlliçit ky është një trend që ne e ndjekim keq, pasi nuk kemi institucione për ta dalluar një situatë të tillë.

Kledi Këlliçi: Ka një sistem shumë të fortë klientelar në vend, oligarkët le të themi, që ose kanë qenë ose janë krijuar rishtazi. Ky sistem i krijuar nuk i lejon forcat politike që ta ndryshojnë sistemin, pasi e kanë shumë të vështirë, sidomos forcat e reja. Këto forcat nuk kanë as lidhjet që kanë edhe forcat e vjetra që janë konsoliduar në pushtet. Dhe për këto vite ka një rrjedhim liberal i heqjes dorë nga shteti përmes privatizimet.

Ky është një trend që ne e ndjekim keq, pasi nuk kemi institucione për ta dalluar një situatë të tillë. Politikat neoliberale sot po gjejnë terren në Evropën Perëndimore, sidomos në Britani. Pjesa tjetër e Evropës Perëndimore institucionet e shteti social janë shumë më të forta se sa në Evropën Lindore.

Këlliçi shtoi se Vetëvendosja varet nga sistemi zgjedhor për të marrë pjesë në zgjedhje.

Kledi Këlliçi: Sa i përket pjesëmarrjes së Vetëvendosjes në zgjedhje do të varet edhe nga sistemi zgjedhor që do të kemi. Çështja e pragut është shumë problematike në vend. Zonat me pak deputetë e kanë të pamundur që të fitojnë. Sa i takon 3% mund të duket si një prag i pranueshëm, por në kuadrin e Shqipërisë, pragu bëhet akoma më i madh. Partitë politike duhet të modifikojnë programin e tyre politik. Aspirata e Vetëvendosjes është bashkimi kombëtar. Ky është një sistem i pafavorshëm për partitë e reja. Nga viti 2008, përces nga kryetarët e bashkive, asnjë deputet nuk votohet me fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat