Roshi: Nga një parti në monizëm, na u deshën 30 vite që të bëhemi me dy parti, nuk kemi demokraci

Shqipëria

Roshi: Nga një parti në monizëm, na u deshën 30 vite që të bëhemi me dy parti, nuk kemi demokraci

Më: 30 shtator 2020 Në ora: 23:55
Artur Roshi

I ftuar në “Arena”, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi tha se në këto vite 30 vite nuk kemi demokraci, por kemi vetëm fjalën e lirë.

Roshi: Këtu, nga rregullat e vendosura në tavolinë, janë të vendosura me forcën e kartonit. Ne nuk jemi në një pluralizëm real. Mendoj se kjo klasë politike po ecën në gjurmën e së djeshmes.

Deri në vitet ’90 kishim vetëm një parti, ndërsa u deshën 30 vite që të bëhen dy pole me dy parti. Pra në këto vite nuk kemi demokraci, por kemi vetëm fjalën e lirë.

Në kuvend ka momente që kemi qasje në logjikën e opozitës parlamentare, or ka momente që jemi kaotikë. Qëndrimi që unë mbaj në kuvend, ka qenë në kohezion të plotë me të qenit opozitar, edhe me opozitën jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat