Si do të futen aleatët në listat e PD? Bardhi në vështirësi: Do shohim nëse kandidatët e tyre do të kenë vend

Shqipëria

Si do të futen aleatët në listat e PD? Bardhi në vështirësi: Do shohim nëse kandidatët e tyre do të kenë vend

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 07:13
Gazment Bardhi

Pas përfundimit të procesit të votimit nga anëtarësia e Qarkut të Shkodrës, për emrat që do të përbëjnë edhe listën finale të kandidatëve me të cilët PD do përballet në garën elektorale të 25 prillit, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili ndoqi nga afër procesin, foli me nota optimiste.

Numri 2 i selisë blu e cilësoi një proces që do të përzgjedhë më të mirët. Por, a do të ketë në listën finale vend edhe për aleatët e PD? I gjendur i ‘papërgatitur’ përballë interesimit të gazetarëve, Bardhi tha se ndonëse procesi po bëhet për zgjedhje me lista kandidatësh vetëm të PD, kjo do të vendoset në bazë të një marrëveshje me partitë e tjera aleate.

“Deri në 20% e kuotës që ka kryesia e partisë është për kandidatët e Partisë Demokratike. Sigurisht që partitë tona aleate do të kenë një marrëveshje transparente me PD, dhe mbi bazën e rezultateve, negociatave dhe këtyre marrëveshjeve do të përcaktohet nëse kandidatët e tyre (partive aleate) do të kenë vend në listat e PD. E sigurt është që koalicioni opozitar në Qarkun e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë do të jetë fitues në zgjedhjet e 25 prillit të vitit që vjen“, u shpreh Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat