Ua shiste shpërndarësve sipas porosive/ Çfarë u zbulua për të prangosurin me 4 kg drogë

Shqipëria

Ua shiste shpërndarësve sipas porosive/ Çfarë u zbulua për të prangosurin me 4 kg drogë

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 11:16
Ilustrim

Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me arrestimin e 32-vjeçarit Desart Demaj të kapur me lëndë narkotike.

I riu u prangos mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit të koduar “Collaboration 2”.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shpërndarjen e drogave në doza të vogla, u vu në pranga Desart Demaj, 32 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike.

U siguruan informacione në se në një banesë në rrugën “Bill Klinton”, kishte një sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa dhe personat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, në rrugën “Bill Klinton”, është ushtruar kontroll në banesën e Demaj, ku policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 4 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet.

Ndaj të ndaluarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat