‘Me Ilirin makinist…’/ Meta kërcënon Ramën: Fajin e ka opozita, ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh

Shqipëria

‘Me Ilirin makinist…’/ Meta kërcënon Ramën: Fajin e ka opozita, ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 13:25
Ilir Meta dhe Edi Rama

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas ironis së kryeministrit Edi Rama, i cili shkruante se programi i PD është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP.

Kreu i Shtetit i bën thirrje Ramës të lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit, ndërsa shton me tone të ashpra se nuk ka formulë e marifetë që e shpëton kryeministrin nga data 25 prill.

“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.  Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve“, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat