Vrasja e Azem Hajdarit/ Artan Hoxha zbulon emrin e personit që e nxori në pritë ish-deputetin

Shqipëria

Vrasja e Azem Hajdarit/ Artan Hoxha zbulon emrin e personit që e nxori në pritë ish-deputetin

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 16:52
Vrasja e Azem Hajdarit/ Artan Hoxha zbulon emrin e personit që e nxori në pritë ish-deputetin

Nesër zhvillohet gjyqi për Izet Haxhinë, ish-truprojen e Sali Berishës, gjatë kohës që ishte president i vendit. Haxhia është dënuar me 25 vite burg për vrasje e ish-liderit të dhjetorit ’90, Azem Hajdari. Gazetari i kronikës, Artan Hoxha i ftuar në emisionin Top Talk të gazetarit Denis Dyrnjaja ka përmendur për herë të parë emrin e personit që e nxori në pritë Azem Hajdarin në natën 12 shtatorit.

“Hijeksi është një njeri që ka njohur dhe e çon në pritë. Pistë kryesore e hetimit e objektiv ka qenë se kush e nxori Azem Hadjarin në pritë. Grupi hetimor nuk arriti ta gjente, janë dhënë disa variante. Berisha s’ka folur, por për herë të parë tha se një militant më erdhi dhe se u vra Azem Hajdari. Është identifikuar personi, është ish-punonjës i SHIK, ky person i ka thënë Azem Hajdarit se është një makinë me targa Vlore jashtë . Është militant i PD, ish-punonjës i SHIK, nuk është thirrur kurrë për të dëshmuar”, deklaroi Hoxha.

Më tej ai shtoi se është kurioz nëse ky person do të jetë personi që do të dëshmojë të premten në gjyqin kundër Izet Haxhisë.

“Është dëshmitari kryesor, është Bujar Daja. Çështjet që shtrohen janë nëse: A ka ky tagrin e fuqinë e potencialin, ta nxirrte Azem Hadjarin jashtë? Nuk ishte i zakonshëm Azemi, duhej të ishte një fuqi madhore për ta nxjerrë? Akuza në debatin që kam bërë me Berishën në një vend tjetër që ia kanë bërë kundërshtarët politik ndaj, edhe pjesëtarë të familjes Halkaj, është se Berisha është hijeksi. Ai, Berisha tha se nuk jam unë, por është ky? Problemi është se a e ka autoritetin Daja të nxjerrë Azemin? Unë besoj se jo? Problemi shtë se kush e detyroi personin të dalë jashtë. Ky lloj hijeksi është me emër”, theksoi Hoxha.

Më tej ai shtoi se dikush e dinte informacionin paraprak se Haklajt ishin te dera. “Azemi nuk e ditur se kanë qenë Haklaj, sepse në të kundërt do të gjente një mënyrë tjetër”, shtoi Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat