Preçi: Propozimet e opozitës pozitive, të qeverisë të paarsyeshme, koncesionet kanë krijuar borxhe

Shqipëria

Preçi: Propozimet e opozitës pozitive, të qeverisë të paarsyeshme, koncesionet kanë krijuar borxhe

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:13
Zef Preçi

Në një intervistë për RTV Ora, ekonomisti Zef Preçi u shpreh se ndihma e qeverisë për pandeminë ka qenë tejet modeste.

Për Preçin, në raport me masat anti-Covid, taktikat e qeverisë duket se nuk kanë funksionuar, pasi e kanë trysnuar qytetarin.

Preçi: Ndihma e qeverisë për pandeminë ka qenë tejet modeste. Cenimi i raporteve të biznesit me jashtë ka bërë të reduktohet aktivitet dhe ka sjellë një tkurrje të ekonomisë. Ndërsa qeveria vazhdon sikurse nuk ka ndodhur asgjë me PPP-të, çka përbën një rrezik që kjo krizë të thellohet. Efekti i kësaj krize kryesisht është që humbet vendet e punës. Ndërsa vë re  se shkalla e ndërgjegjësimit për virusin lënë për të dëshiruar. Taktikat e qeverisë duket se nuk kanë funksionuar, pasi e kanë trysnuar qytetarin. Mendoj se masa e hapjes së ambienteve brenda të lokaleve është një masë e vonuar, por gjithsesi duhet pasur kujdes pasi pandemia nuk është larguar, por është mes nesh.

Në lidhje me premtimet e opozitës e qeverisë, Preçi theksoi se opozita po luan rol aktiv, por duhen parë nëse këto premtime janë realiste, ndërsa për qeverinë tha se po lëshon premtime kur shumë plane i kanë dështuar.

Preçi: Opozita po nis fushatën me premtimet e veta dhe po luan një rol aktiv për të dhënë zgjidhje për situatën. Për mua bën mirë që po rrit presionin pozitiv ndaj qeverisë. Ndërsa për rritjen e pagave, refuzoj që të komentoj, se nuk kemi të dhëna se sa realist është si plan. Ndër plani për rimëkëmbjen mendoj se meriton të përshëndetet. Ndërsa sa i takon qeverisë, mendoj se plani i rindërtimit nuk ka funksionuar. Qeveria lëshon premtime duke thënë për rritje rrogash. Në këtë këndvështrim e shoh si të paarsyeshme, pasi në kapitalizëm pagat rritet kur rriten rendimente. Ajo nuk flet për zhvillim, por i marre paratë një grupi dhe ia jep një grupi tjetër. Unë do të ftoja qeverinë për më shumë realizëm në programin e saj.

Preçi theksoi se shpenzimet në administratë dhe ndërmarrje shtetërore e kanë përkeqësuar situatën ekonomike në vend.

Preçi: Nëse vazhdohet kursi i sotëm pa kriter me vepra të parakohshme dhe kur vendi nuk ka fuqi, situata ekonomike do të përkeqësohet. Shpenzimet për zgjerimin e stafeve në administratë në kohë elektorale. Po ashtu për blerje makinash, rritje rrogash dhe mbajtje stafi në sipërmarrje në sektorin publik. Ujësjellësit i Tiranës rezulton më 8 milionë euro fitim. Nuk ka vend të botës që një ent i tillë të jetë fitimprurës, sepse kështu varfërohet qytetari. Kjo ndodh sepse këshillat bashkiakë nuk luajnë rolin e tyre, por janë kthyer në këshilla partiakë.

Preçi shtoi se koncesionet kanë kaluar në Kuvend dhe kjo bënë që borxhet të mbartet nga çdo qeveri që vjen.  

Preçi: Sa u takon koncesioneve po krijohet një situatë që e vënë qeverinë e shkuar me këtë qeveri tani. Koncesionet kanë kaluar në parlament dhe këto detyrime ruhen. Duhet një analizë për procedurën e ndjekur për këto koncesione. Një numër kontratash që janë në zbatim e sipër mund të rishikohen. P.sh shërbimi i check up-it në këtë kohë pandemie mund të shtyhej. Një gjë e tillë mund të bëhej edhe për koncesione të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat