I thotë hapur se në 25 prill do të humbasë zgjedhjet, kryeministri Rama i jep përgjigjen e fortë qytetarit

Shqipëria

I thotë hapur se në 25 prill do të humbasë zgjedhjet, kryeministri Rama i jep përgjigjen e fortë qytetarit

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 17:55
Edi Rama

10 bizneset më të mëdha në Shqipëri kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së mëparshme.

Kryeministri Edi Rama solli sot disa të dhëna nga regjistri i Tatimeve ku shihet qartë diferenca në pagesën e taksave për këtë kategori biznesi, mes periudhave 2006-2013 dhe 2014-2019.

Pasi e ndau në rrjetin e tij social Facebook, lumë reagimesh ka patur nga ndjekësit e tij.

Një qytetar i shkruan se kryeministri Rama po bën propagandë. Ai tha se do t’i humbë zgjedhjet pasi votuesit do ti japin goditjen e merituar.

Rama i përgjigjet se kur disave nuk iu pëlqejnë shifrat u duket propagandë.

Replikat

Qytetari: Kete propagande qe ben ti me qeverine tende mos kujto se shqiptaret I besojne, as nuk I hedh hi syve. Pergjigjen do ta marresh me 25 Prill dhe aty do te shohesh besimin qe ka tek ty populli I varfer qe ti e rrenove dhe e detyrove te merrte rruget e botes .

Rama: Pergjigjen do ta marrin te gjithe ne 25 prill i dashur, por disave kur nuk i'u pelqejne faktet e shifrat i quajne propagande dhe jane zakonisht ata qe ua ka shplarë trurin gramafoni i Shqupit! Sa per rruget e botes, lavdi Zotit nuk jemi me ne bunkerin e Enverit dhe shqiptaret as nisen te ikin kur erdha une ne qeveri, as do ndalojne se ikuri kur te mos jem me une ne qeveri, ndersa kush flet per rrenim ne keto vite thjesht nuk di cfare flet sepse ne e nisem nga gropa e zeze ku ishte Shqiperia ne 2013 ne cdo drejtim, e sot jemi ku e ku me ate kohe, pavaresisht se ka ende shume per te bere!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat