Arvizu: Për shqiptarët më mirë Biden, jam i lumtur që nuk jam ambasador tani

Shqipëria

Arvizu: Për shqiptarët më mirë Biden, jam i lumtur që nuk jam ambasador tani

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 21:33
Aleksandër Arvizu

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora,  ish-ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Aleksandër Arvizu u shpreh se për të është më mirë që të fitojë Biden.

Ai shtoi se në lidhje me Shqipërinë nuk është se ka ndikim kush fiton, por tha se me Biden gjërat janë të parashikueshme, ndryshe nga Trump.  

Arvizu: Për mua më mirë të fitojë Biden, por më mirë për shqiptarët, nuk është se ka ndonjë ndikim. Shqipëria është një vend i vogël në Ballkan, që nuk është objekti i këtij debati presidencial. Por besoj se me Biden do të kemi një stabilitet dhe rikthim të diplomacisë në Evropë. Reputacioni i SHBA-së në botë ka rënë dhe nuk e di se si do të veprojmë.

Me Trump gjithçka është një e panjohur e madhe, ndërsa me Biden gjërat janë më të parashikueshme. Unë nuk pozicionohem, por diskutimi në lidhje me Sorosin është një diskutim tjetër. Unë mbështes traditat dhe vlerat amerikane të cilat i kam përfaqësues. Jam shumë i lumtur që nuk jam ambasador sepse do më duhej të përfaqësoja këto aktualitet që për mua do të ishte shumë e vështirë. Mendoj  se populli amerikan është gati për këto zgjedhje, por më vjen keq që Amerika është e ndarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat