Tirana notë verbale ndaj Beogradit: Autoritetet serbe të distancohen

Shqipëria

Tirana notë verbale ndaj Beogradit: Autoritetet serbe të distancohen

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 22:07
foto ilustrim

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ia ka përcjellë Beogradit notën verbale, për të cilën thuhet se është si pasojë e deklaratës të Ministrit të Mbrojtjes se Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili ka thënë se Rama po të kishte tru, ai nuk do të përpiqej të bënte një “Shqipëri të Madhe”.

Në dokument shprehet indinjata e thellë ndaj gjuhës së Vulinit dhe atyre që përshkruhen si akuza drejtuar Shqipërisë, ndërsa kërkohet një reagim I autoriteteve shtetërore të Serbisë.

“Gjuha ofenduese dhe komunikimi i të pavërtetave në adresë të Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, nuk është mënyra e duhur për zgjidhur mospajtimet politike. Për më shumë, publikimi i deklaratave të kësaj natyre në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë i jep një karakter institucional qëndrimeve të Ministrit. Me anë të kësaj Note Verbale, dënojmë gjuhën e përdorur dhe kërkojmë distancim të qartë dhe të hapur të autoriteteve shtetërore të Serbisë nga gjuha e Ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin””, thuhet në notën verbale.

Pas komenteve të para polemizuese mbi pohimet e Ramës se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” port i Kosovës, kur tha se Rama po punon për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, Vulin ironizoi duke thënë se kryeministri shqiptar do të mbahet mend më shumë për çorapet sesa për idetë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat