Profesori reagon pas vendimit të Ramës: Shkurt, shqiptarët nuk do të lejohen të marrin frymë

Shqipëria

Profesori reagon pas vendimit të Ramës: Shkurt, shqiptarët nuk do të lejohen të marrin frymë

Nga: A.Morina Më: 10 tetor 2020 Në ora: 18:09
Edi Rama

Në Shqipëri, qeveria njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, përdorimi i maskave do të jetë i detyrueshëm edhe në mjediset e hapura, të paktën deri në shkurt të vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nuk do të ketë tolerime për askënd që nuk zbaton këtë urdhër.

Pas këtij vendimi, reagoi edhe profesori Enver Bytyqi i cili tha se vendimi per te vene maska kudo dhe gjobitur te pabindurit eshte nje vendim elektoral.

"Shkurt, shqiptarët nuk do të lejohen të marrin frymë lirisht, sepse Edi Ramës i duhet oksigjen për vota", u shpreh Bytyçi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Vendimi i KM per te vene maska kudo dhe gjobitur te pabindurit eshte nje vendim elektoral.

Ai ka hartuar kete skenar: Ne tre-kater muaj do te vendose gjoba pa fund dhe ne muajin e peste do t'i fale ato, me qellim qe falja e gjobave te sherbeje per vota me shume per Rilindjen.

Shkurt, shqiptaret nuk do te lejohen te marrin fryme lirisht, sepse Edi Rames i duhet oksigjen per vota!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat