Atentati kundër shefit të policisë, flet xhaxhai: Ishte si rrufe, plumbat kundër policisë s'janë ngatërresë

Shqipëria

Atentati kundër shefit të policisë, flet xhaxhai: Ishte si rrufe, plumbat kundër policisë s'janë ngatërresë

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 19:43
Mentor Hasanaj

Pas ngjarjes që tronditi Malësinë e Madhe ditën e sotme ku shefi i policisë bashkiake Mentor Hasanaj u sulmua me armë, ka folur xhaxhai i tij.

"Duket sikur na ka rënë rrufeja prej qiellit”. Kështu u shpreh në një prononcim për Abc Nazmi Hasanaj.

Ai mohon që nipi i tij të ketë konflikte për shkak të detyrës, apo jashtë saj. “Absolutisht asnjë konflikt, asnjë problem. E kam nip të afërt. Ka 2-3 vite që punon drejtor në policinë bashkiake. Nuk ka asnjë konflikt, nuk kam dëgjuar asnjë debat. 

Kopliku është shumë i vogël dhe gjithçka merret vesh. Edhe me gruan me u zënë e merr vesh tjetri. Pra nuk ka pasur asnjë konflikt. Kurse vëllai është një person që nuk ka bërë shamatë as me fëmijët e vet ndonjëherë. Nuk ka pasur asnjëherë konflikte” tha ai.

Në momentin që iu atentati, Hasanaj ishte duke udhëtuar me makinën e punës dhe xhaxhai thekson se “Me gjuajtur makinën e policisë nuk është ngatërresë. Nuk kam asnjë shpjegim, jemi të shokuar, na duket sikur na ka rënë rrufeja prej qiellit”.

Ai tregon më tej se lajmin e mori vesh nga shoferi i ambulancës. “Ata kishin zbritur në Shkodër, vëllai për të blerë ndonjë gjë. Unë e mora vesh se  më mori shoferi që i çoi te spitali dhe më mori në telefon më tha i çova te spitali. 

Gjendja për mjekët është e stabilizuar, ata janë në reanimacion. Vëllai ka edhe pak moshën, ka luhajte, por përgjithësisht stabël është” përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat