Basha thirrje për heqjen e protokollit të parë: Përfshini mjekët e familjes, para se të rritet numri i viktimave

Shqipëria

Basha thirrje për heqjen e protokollit të parë: Përfshini mjekët e familjes, para se të rritet numri i viktimave

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 13:40
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat dha alarmin e rritjes së shifrave të Covid-19 në vendin tonë.

Lulzim Basha ka parashikuar një skenar të errët për vendin lidhur me pandeminë, ku tha se shifrat po rriten më 30 % vetëm në 10 ditë.  Basha tha se  kapacitetet në spitalin Covid1 dhe Covid2 janë të shteruara, ndërsa shprehet se çfarë po bëhet me Covid3 dhe pse nuk hapet, por përmendet vetëm si propagandë.

Ai i bëri thirrje qeverisë që të heqë protokollin e parë dhe të fusë në këtë betejë kundër COVID-19 dhe mjekët e familjes, në mënyrë të tillë që mos të ketë rritje të numri të viktimave.

“Dua përsëris sot kërkesën për ata profesionistë që punojnë akoma për këtë qeveri të korruptuar e këtë palaço kryeministër të ngrenë zërin sic e ngrenë kolegët e të kërkojnë urgjent nisjen e protokollit të parë para se të shtohet numri i viktimave, të vdekurve, të infektuarve. U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë.

Çfarë po bëhet me covid 3? Keni xhiruar? S’ka asnjë investim, s’ka Covid 3, vetëm propagandë, ndërkohë numri total i të infektuarve krahasuar me 10 ditë para është rritur me 30% në vetëm 10 ditë. Paralajmërimi se sistemi shëndetësor po shkon drejt një kolapsi tashmë po ndodh.

Tashmë që flasim kolapsi i sistemit shëndetësor është realitet nuk është më paralajmërim si ai që kemi bërë para 3 muajsh e prezantimit të planit tonë.

I vetmi që s’ka marrë asnjë masë për këtë situatë që na ka trokitur në derë është Rama.

I është kthyer ritualit e dërdëllitjeve në tv, por për covid ka vetëm një fjalë, vini maskën.

Maskën që 1 në 3 shqiptarë s’ka lekë ta paguajë se o është pa punë, ose ska lekë ta përballojë.

Ka njoftuar paketën e tretë, s;ka paketë të tretë, mbi të gjitha ka braktisur shëndetësinë, mjekët e infermierët, detyrën elementare për të mbrojtur jetën e shëndetin e qytetarëve.

Kjo është neglizhencë kriminale është për ndjekje penale, do ketë kohë e s’do ketë gjyqtarë e prokurorë që ti bëjë presion Edi Rama.

Të arrihet urgjentisht në 2500 testime në ditë për të paraprirë situatës që ndodhemi përpara një rritje tjetër të frikshme të kurbës së infeksionit.

Kjo është përgjegjësi personale e Ramës dhe kukullave të tij”, u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat