“Po të pres o trendi buburrec”, Meta rifton Ramën në debat: Të sqarohemi ballë për ballë

Shqipëria

“Po të pres o trendi buburrec”, Meta rifton Ramën në debat: Të sqarohemi ballë për ballë

Më: 13 tetor 2020 Në ora: 17:09
Ilir Meta

Teksa përplasjet në rrjetet sociale vijojnë, presidenti Ilir Meta përsërit ftesën për një debat televiziv me kryeministrin Edi Rama.

Në postimin e tij të fundit në Facebook, kreu i shtetit teksa e quan shefin e qeverisë “trendi buburrec”, e fton në një sqarim ballë për ballë.

“Nuk më ke treguar akoma në cilën studio televizive do sqarohemi ballë për ballë!Mezi po të pres o trendi buburrec!“, shkruan Meta në reagimin e tij të rradhës.

Image
Facebook

Prej disa javësh, presidenti i Republikës dhe kryeministri Edi Rama janë përfshirë në një seri përplasjesh online, ku në fokus janë edhe dekorimet e kreut të shtetit për disa figura historike, ndërsa kreu i mazhorancës ka injoruar thirrjet e herëpashershme të Metës për një debat publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat