“Maska me detyrim, masë jo reale”, Basha i kthehet Ramës: Fryhet si gjel dhe kakaris si pulë

Shqipëria

“Maska me detyrim, masë jo reale”, Basha i kthehet Ramës: Fryhet si gjel dhe kakaris si pulë

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 13:44
Lulzim Basha

Kreytari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar gjatë prononcimit për media se Rama i ka braktisur qytetarët dhe vetëm sillet nga një kantier në tjetrin. Ai është ndalur edhe te vendosja e maskës me detyrim, sipas të cilit nuk ka një masë reale.

Ai e ka krahasuar kryeministrin me personazhin e filmave Robert Çamçakëzin, i cili endej për të kërkuar punë dhe pengonte të tjerët në punën e tij.

Basha tha se pavarësisht se fryhet si xhel e kakaris si pulë, Rama tjetër gjë premton dhe tjetër gjë bën.

“Shumica dërrmuese e të rinjve nuk e mbajnë mend një film të realizmit socialist, ku një punëtor, Robert Çamçakëzit, i cili në vend që të bënte punën që ishte ngarkuar endej nga kantieri në kantier, Ky është Edi Rama. Edi Rama është Robert Çamçakëzi.

Asnjë drejtor komunale nuk fshihet dot duke shkuar 10 herë në të njëjtin kantier, vetëm e vetëm për ti bërë bisht pyetjes që ia shtrojnë me të drejtë kolegët tuaja.

A e njihni planin me 5 pika të Partisë Demokratike dhe çfarë po bëni për të ndihmuar. Ne nuk do të lodhemi për t’i kujtuar Robert Çamçakëzit që fati na e ka lënë edhe ca muaj mbi krye. Rama i ka braktisur qytetarët. Pavarësissht se fryhet si xhel dhe kakaris si pulë, pasi tjetër gjë premton dhe tjetër gjë bën“, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat