Basha zbulon planin e Ramës: Po bën gati deputeten, që të japin 100 mln € për inceneratorët

Shqipëria

Basha zbulon planin e Ramës: Po bën gati deputeten, që të japin 100 mln € për inceneratorët

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 14:36
Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka denoncuar këtë të mërkurë një skenar që sipas tij qeveria po organizon, në mënyrë që të japë të paktën 100 euro të tjera për inceneratorin e Tiranës. Në një konferencë me gazetarët, Basha tha se Rama po bën gati të çojë si nënkryetare në bashkinë e Durrësit, deputeten (ish Ministren) Milva Ikonomi, në mënyrë që ajo të firmosë dokumentat që do të ‘lirojnë’ milionat drejt inceneratorëve.

Basha tha se Rama e ka gati planin për të shkarkuar kryetaren aktuale të bashkisë Durrës, Emirjana Sakon, pasi kjo e fundit refuzon të firmosë dokumentat.

Basha: Për inceneratorët po bëhet gati të shkarkojë për herë të 5 apo të 6 kryetaren e bashkisë së Durrësit. Se nuk pranon ajo zonja atje të firmosë një aferë qindramilionëshe për të çuar lekë të inceneratori i Tiranës dhe po bëjnë gati Milva Konomin që të japë dorëheqjen nga deputete dhe të komandohet atje që të firmosë shkresën e të vjedhin para me inceneratorët.

Ja po jua them unë. Ky është plani. A do ta ndryshojë pas denoncimit tim apo jo nuk e di. Milva Konomi të japi dorëheqjen nga deputete, të komandohet nënkryetare, të iki kjo që është nënkryetarja e tretë dhe të firmosi shkresën për t’i çuar 100 milion inceneratorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat