Pozitiv me Covid-19, drejtori i shkollës në Paskuqan për kurim në Turqi

Shqipëria

Pozitiv me Covid-19, drejtori i shkollës në Paskuqan për kurim në Turqi

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 15:04
Ilustrim

Rezulton pozitiv me Covid-19 drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan.

Sipas asaj që meson Ora News, drejtori është dërguar para disa ditësh për një kurim më të specializuar në Turqi.

Ndërkohë tamponëve u janë nënshtruar edhe pjesëtarë të të stafit pedagogjik të shkollës.

Nga nisja e pandemisë, vendi ynë numëron 15,752 të infektuar në total dhe 429 viktima. Ndërkohë problem mbetet edhe përhapja e virusit nëpër shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat