Basha i jep urdhër Ramës: Zbato planin tim me 5 pika! Tani!

Shqipëria

Basha i jep urdhër Ramës: Zbato planin tim me 5 pika! Tani!

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 15:52
Lulzim Basha

Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës përmes Twitter teksa e akuzon se ka paguar 75 milionë euro për mafian e plehrave.

Kreu i PD madje ka dhe një ultimatum. Ai kërkon që kryeministri të zbatojë tani dhe me urgjencë planin e tij me 5 pika.

“75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët,për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje.Zbato planin me 5 pika! Tani!” – shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat