‘Meta, Rama na lodhët, jepni dorëheqje nga politika’/ Gjoni: Vendi të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike

Shqipëria

‘Meta, Rama na lodhët, jepni dorëheqje nga politika’/ Gjoni: Vendi të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 11:49
Ralf Gjoni

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ralf Gjoni ka qenë i ashpër me deklarata. Ai ka komentuar përplasjet e fundit mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

Gjoni i bën thirrje të dyve që të japin dorëheqjen nga politika dhe të lënë hapësirë që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me qeveri teknike.

“Ajo që më shqetëson është që Edi Rama nuk ka asnjë plan për të menaxhuar krizën e COVID-it, krizën shëndetësore, për t’i bërë ballë krizën sociale që po vjen në 2021. Nuk jam dakord me Hysenin që thotë se maska duhej mbajtur. Rama merr vendime pa konsultuar me asnjë ekip mjekësor. Ky është i paparë ndërron mendje me hënë. Duhet të kuptoni se çfarë situate do të përballeni. Ai di të pikturojë fabula oimagjinare më mirë se Ilir Meta dhe Sali Berisha i cili ka ditëlindjen. Rama e di shumë mirë aftësinë e tij të piktorit. Në momentet që ështeti i ka arkat bosh dhe populli është në gjendje të keq Rama hap sherr me Ilir Metën. Kam dy fjalë, Edi dhe Ilir na lodhët. Ka ardhur koha që të largoheni nga politika. Meta duhet dorëhiqet nga Presidenti. Rama të dorëhiqet përpara zgjedhjeve dhe të ëlërë që vendi të shkojë në qeveri teknike. Ministre bëni mirë që hiqni taksat për bizneset e vogla por nuk do ta mbloni katrahurën që po përgatitet në kurriz të këtij vendi” – tha Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat