“SPAK s’ka aspak”, Basha-Strukturës së Posaçme: Ose hetoni inceneratorët, ose jepni dorëheqjen. Merrni miliona

Shqipëria

“SPAK s’ka aspak”, Basha-Strukturës së Posaçme: Ose hetoni inceneratorët, ose jepni dorëheqjen. Merrni miliona

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 12:50
Lulzim Basha

Gjatë komunikimit me gazetarët, kreu i PD Lulzim Basha, teksa denoncoi edhe një here atë që aai e quan “Mafia e Plehrave”, i kërkoi SPAK të nisë menjëherë hetimet ose të jape dorëheqjen.

“Edi Rama po vjedh paratë e shqiptarëve. Nuk ka balet e cirk i dalë boje ta fshehë këtë. Ky është një krim i rëndë kundër shqiptarëve. Krim kundër jetës e shëndetit të tyre”, u shpreh kryedemokrati, përcjell Ora News.

“Justifikoni ekzistencën tuaj. Keni marrë miliona nga taksapaguesit shqiptarë e amerikanë”, apeloi Basha.

“75 milionë euro të shqiptarëve janë përpirë në këto momente dhe Struktura e Posaçme nuk ka anti-Korrupsion nuk lëviz as gishtin. Nuk lëviz gishtin. Çfarë janë këta? Janë pazotë, janë të frikësuar? U çuan atje si ndër më të aftët e prokurorëve. Ju është dhënë mbrojtje special kundër mafias. Marrin rroga të majme, sot duhet të japin përgjegjësi ndaj shqiptarëve, ose të japin dorëheqjen të gjithë.

T’ju tregojnë shqiptarëve që SPAK nuk ka. SPAK aspak. Çfarë presin? Të marrin njerëzit fatin e tyre në dorë? Është një institucion i krijuar me përgjegjshmëri nga Kushtetuta, nga reforma në drejtësi, nga institucionet ndërkombëtare, nga partnered tanë strategjikë. Sot duhet të dalin para shqiptarëve e të thonë a kanë filluar hetimin apo jo. Kush janë të pandehurit? Çfarë hetimesh kanë bërë? Se edhe gazetari më i ri investigative e ka nxjerrë hapur vjedhjen me miliona euro”, tha ndër të tjera Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat