A do të votojnë emigrantët më 25 prill? Rama përgjigjet para mediave

Shqipëria

A do të votojnë emigrantët më 25 prill? Rama përgjigjet para mediave

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 16:46
Edi Rama

Gjatë prezantimit të platformës ”Deputeti që Duam”, kryeministri Edi Rama u ndal edhe në çështje të tjera të aktualitetit, por jo vetëm. Ai u pyet për votën e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa nuk dha një përgjigje të qartë nëse kjo gjë do të realizohet.

Kryeministri shtoi se kjo është përgjegjësi direkte e strukturës së re të administratës zgjedhore.

“Së pari, i takon kryekomisionerit dhe strukturës së sapozgjedhur të administratës zgjedhore dhe të gjykojë dhe të propozojë  në lidhje me votën e emigrantëve, por në këndvështrimin tim është humbur jashtëzakonisht kohë për këtë, siç është humbur kohë për identifikimin biometrik, por eksperienca e mëparshme ka treguar se duhet kohë”, theksoi ai.

Ai theksoi se Partia Socialiste do jetë një derë e hapur për djemtë dhe vajzat, të cilët jetojnë në emigracion dhe kanë dëshirë të përfshihen në politikë.

“Sa i përket mundësisë për t’u zgjedhur, e thashë dhe e përsëris se në këtë kanal ne i mirëpresim me shumë kënaqësi të gjithë ata, që janë në remigracion, vajza dhe djem dhe nuk vë kufi moshe. Ata që mendojnë se kanë diçka që mund ta ofrojnë, dhe patjetër që do ta konsiderojmë. Objektivi është se të kemi në 12 skuadrat tona energjinë, freskinë e atyre që janë në emigracion. A do ta realizojmë? Këtë nuk e di”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat