Kryenegociatori i Shqipërisë, Mazi bën vizitë dy ditore në Slloveni

Shqipëria

Kryenegociatori i Shqipërisë, Mazi bën vizitë dy ditore në Slloveni

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 17:57
Foto nga takimi

Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit me BE-në ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Slloveni në datat 14-15 tetor.

Gjatë qëndrimit në Ljubjanë, Mazi ka kryer disa takime pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme me Sekretarin e Shtetit, z. Gašper Dovžan, dhe ish-Kryenegociatorin slloven, z. Andrej Engelman.

Poashtu kryenegociatori shqiptar ka zhvilluar një një seancë dëgjese me një delegacion të përbashkët të Komitetit për Politikën e Jashtme dhe Komitetin e Ceshtjeve te BE-së të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, kryesuar nga kryetarët e tyre, Monika Gregorčič dhe  Marko Pogačnik.

Mazi ka ndarë me Sekretarin e Shtetit Dovžan progresin e bërë nga Shqipëria për plotësimin e prioriteteve përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare, si edhe stadin e përgatitjeve së brendshmi  të administratës shqiptare për nisjen e zhvillimit të negociatave të anëtarësimit me BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat