Basha nuk lodhet me “Planin me 5 pika”: Rama nuk ka asnjë zgjidhje veç gjobave

Shqipëria

Basha nuk lodhet me “Planin me 5 pika”: Rama nuk ka asnjë zgjidhje veç gjobave

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 13:35
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sërish të premten në konferencë duke lexuar për të disatën herë planin e tij me 5 pika. Ai ka vijuar me thirrjet ndaj kreut të qeverisë  që ta zbatojë propozimin e PD kundër pandemisë.

Rama, sipas Bashës, nuk ka asnjë zgjidhje për pandeminë dhe shtoi se qeveria u vendos vetëm gjoba qytetarëve.

“Zgjidhja e vetme e Ramës për pandeminë është gjoba, gjobit qytetarët që nuk mbajnë maskë dhe lekët ua jep bizneseve të inceneratorëve. E dëgjuat dhe dje që tha se nuk do të ketë as paketë të tretë ekonomike. Gjobë për qytetarin, gjobë për biznesin, kjo është ndihma e vetme e Edi Ramës për pandeminë. Një herë nxorri autoblindat”, tha ndër të tjera Basha.

Më tej numri një i opozitës komentoi dhe buletinet e Ministrisë së Shëndetësisë, duke thënë se nuk tregojnë më se sa teste bëhen tek privatidhe sa tek laboratori publik.

“E keni parë që tani nuk tregojnë më sa teste bën ISHP dhe sa privatët, sa janë tamponë dhe sa janë serologjik”, shtoi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat