‘BMW’ përplas për vdekje 64-vjeçaren në Peqin

Shqipëria

‘BMW’ përplas për vdekje 64-vjeçaren në Peqin

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 20:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd.

Për shkak të plagëve të marra, 64-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat