Atentati në Himarë/ Del foto e biznesmenit 51-vjeçar, krah deputetit të PS-së

Shqipëria

Atentati në Himarë/ Del foto e biznesmenit 51-vjeçar, krah deputetit të PS-së

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 10:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e kësaj të shtune ku është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit  biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç. Goro u ekzekutua sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij, edhe kjo e fundit e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë.

Mësohet se autorë dyshohet të kenë qenë 4 persona, të cilët ishin duke lëvizur me një furgon, kur njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar në drejtim të Goros me breshëri kallashnikovi. 

Vetëm pak minuta pas ngjarjes është bërë e mundur edhe kapja e autorit. Ai është Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë, ndërkohë që është gjetur arma e krimit dhe furgoni ” Volksëagen”, 7 vëndesh. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori nuk ka qenë i maskuar. 

Siç shihet në foto ai shihet krah deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut, Jorgo Goro, njëkohësisht edhe djalit të tij të xhaxhait.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat