LSI pesë pyetje Ramës për rafinerinë e Ballshit: A u shit ky aset në shkelje të ligjit?

Shqipëria

LSI pesë pyetje Ramës për rafinerinë e Ballshit: A u shit ky aset në shkelje të ligjit?

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 11:52
Foto Ilustrim

Duke e konsideruar një dramë atë që po ndodh në Ballsh me grevën e urisë ku përfshihen edhe gra me sëmundje të pashërueshme, LSI i drejtohet me pesë pyetje.

LSI thotë se rafineria është shitur në shkelje të ligjit, duke hapur ankand për një aset që i përkiste shtetit.

Kjo parti thotë se ankandi i parë dhe i vetëm është bërë me kompensim dhe jo me vlerë e ku shteti nuk ka marrë mbrapsht asnjë cent

Reagimi i plotë i LSI:

Kur para syve tanë konsumohet një dramë, që përfshin gra me sëmundje të pashërueshme e të tjera në gjendje katastrofale të lindin disa pyetje:

A ka informuar Ministra e Financave Kryeministrin se Administrata Tatimore është në një proces gjyqësor për pronësinë e Rafinerisë së Ballshit?

A ka informuar Ministria e Financave Kryeministrin se Kompania Përmbarimore, që ka zhvilluar ankandin për shitjen e Rafinerisë së Ballshit ka shkelur ligjin, duke hapur një ankand për një aset, që i përkiste shtetit, bllokuar për llogari të tij për shkak të borxheve të mëdha të mbartura në vite, si pasojë e keqmenaxhimit nga kompanitë?

A e di Kryeministri se Kompania Përmbarimore (për të cilën gazetarët dhe mediat duhet të hulumtojnë) ka shitur që në ankandin e parë, në shkelje flagrante të ligjit për ankandet Rafinerinë?

A e di Kryeministri se ankandi i parë dhe i vetëm është bërë me kompensim dhe jo me vlerë e ku shteti nuk ka marrë mbrapsht asnjë cent nga miliardat e borxheve të kompanive?

A e di Kryeministri se të vetmit përfitues të atij ankandi kanë qenë Banka dhe kompanitë, që kanë keqadministruar Rafinerinë?

E ftoj Kryeministrin e vendit, që pasi të informohet nga institucionet përkatëse, pasi të shohë edhe këtë foto drame të reagojë e të mos lejojë askënd të vjedhë gjakun dhe djersën e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat