Ish-deputët e PD në zgjedhje, Basha: Ndryshimi i pandalshëm, rruga e hapur për opozitarizëm

Shqipëria

Ish-deputët e PD në zgjedhje, Basha: Ndryshimi i pandalshëm, rruga e hapur për opozitarizëm

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 13:30
Lulzim Basha

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike në bashkëbisedimin e përditshëm me gazetarët ka folur për hyrjen në zgjedhje  të figurave të vjetra të Partisë Demokratike.

Basha ka deklaruar se nëse kanë të përbashkët luftën kundër qeverisë Rama, atëherë te Partia Demokratike ata do të gjejnë një aleat. Ai ka shtuar se PD do t’I përgjigjet sfidës për ndryshim.

Basha: Të gjithë ata që ndajnë me ne dëshirën dhe vullnetin që kërkon shumica e shqiptarëve, janë pjesë e një përpjekje. Ata që kanë vendosur të bëhen patericë e një qeverie të dështuar, që për dy mandate me radhë vetëm ka gënjyer shqiptarët, ata mendoj se kanë të lidhur faktin me të. Kushdo që është për ndryshimin e ka të hapur rrugen e opozitarizmit, ku padyshim PD si forca me e madhe opozitare ka përgjegjësinë për t’ju përgjigjur sfidës së madhe të ndyshimit që presin shqiptarët. Është e pandalshme energjia, vullneti, pozitiviteti ynë, përgjigjet që kemi ndaj krizës janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që unë prek dhe shoh në terren çdo ditë

Nuk ka forcë minore apo madhore që ta ndalë. Ndryshimi është i pandalshëm. Çdokush që ka vullnetin e sinqertë dhe dëshirën për t’ju bashkuar këtij ndryshimi, ka te PD një alet të natyrshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat