Rama, ironi me Metën: Ti je thjesht komandant i LSI, Shqipëria nuk është në luftë

Shqipëria

Rama, ironi me Metën: Ti je thjesht komandant i LSI, Shqipëria nuk është në luftë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:56
Edi Rama dhe Ilir Meta

Deklaratës së Ilir Metës se Presidenca ka plane pa fund për të luftuar forsat anti-shqiptare, i është përgjigjur Edi Rama.

Kryeministri nuk kursen as ironitë në Twitter teksa shkruan:

“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk ësntë në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin”.

Në daljen e tij publike sot, Meta tha ndër të tjera edhe se:

“Presidenti i Republikës nuk është vetëm komandat i Forcave të Armatosura por është ushtari i parë i Republikës. Duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë dhe patriotizmin e cdo qytetari. Le ta dijnë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat