“Sjell sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru”, OBSH në Shqipëri apel për përdorimin e kripës: Ja sa duhet të konsumoni

Shqipëria

“Sjell sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru”, OBSH në Shqipëri apel për përdorimin e kripës: Ja sa duhet të konsumoni

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:29
Ilustrim

OBSH në Shqipëri iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes me përdorimin e kripës, pasi është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Mesazhi i OBSH:

Përdorimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Ju mund ta parandaloni hipertensionin duke pakësuar përsorimin e kripës.
 OBSh-ja rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë në më pak se 5g në ditë për të rriturit.
 Kjo sasi duhet të jetë edhe më e vogël për fëmijët.
 Një sasi çuditërisht e madhe e kripës që ne konsumojmë është e fshehur në ushqimet që blejmë.
Kjo perfshin:
 bukën
 drithërat dhe produktet e bukës
 mishin e përpunuar
 djathin
 duhet që industria ushqimore të fillojë të zvogëlojë sasinë e kripës së shtuar në ushqimin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat