OBSH në Shqipëri bën thirrje: Kujdes me konsumin e kripës, rrezikoni zemrën dhe goditjet në tru

Shqipëria

OBSH në Shqipëri bën thirrje: Kujdes me konsumin e kripës, rrezikoni zemrën dhe goditjet në tru

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

OBSH në Shqipëri me anë të një statusi në Facebook në faqen zyrtare ju bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes me përdorimin e kripës, sepse është faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Mesazhi i OBSH:

Përdorimi me tepri i kripës mund të rrisë presionin e gjakut, i cili është një faktor kryesor rreziku për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Ju mund ta parandaloni hipertensionin duke pakësuar përsorimin e kripës.
? OBSh-ja rekomandon kufizimin e sasisë së kripës që konsumojmë në më pak se 5g në ditë për të rriturit.
?? Kjo sasi duhet të jetë edhe më e vogël për fëmijët.
⚠️ Një sasi çuditërisht e madhe e kripës që ne konsumojmë është e fshehur në ushqimet që blejmë.
Kjo perfshin:
? bukën
? drithërat dhe produktet e bukës
? mishin e përpunuar
? djathin
➡️ duhet që industria ushqimore të fillojë të zvogëlojë sasinë e kripës së shtuar në ushqimin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat