E pazakontë/ Nuk është përballur ende me Vettingun, por gjyqtarja Elona Toro kandidon për Gjykatën e Lartë, ndërsa vlerësimin do t’ia bëjë burri, anëtar i KLGJ

Shqipëria

E pazakontë/ Nuk është përballur ende me Vettingun, por gjyqtarja Elona Toro kandidon për Gjykatën e Lartë, ndërsa vlerësimin do t’ia bëjë burri, anëtar i KLGJ

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 17:01
Elona Toro

Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e zhvilluar online më datën 17 shtator, miratoi disa vendime mes të tjerave edhe verifikimin për plotësimin e kritereve të kandidatëve për anëtarë të gjykatës së Lartë. Një nga kandidaturat që synon një post në gjykatën supreme është edhe gjyqtarja e Apelit, Elona Toro, . Në fakt, kandidimi i saj nuk do të përbënte lajm, por në rastin e kësaj gjyqtareje ka dy probleme thelemore.përblimin

Së pari, Elona Toro ende nuk e ka përmbyllur përballjen me procesin e vettingut. Ajo është konfirmuar me shumicë votash në shkallë të parë, por anëtarja e KPK-së e cila doli në pakicë ngrinte një sërë pikëpyetjesh për pasurinë e saj. Pra, edhe pse pret të përballet me Kolegjin e Apelimit, problemi i dytë që është në fakt, thelbi në këtë proces, është bashkëshorti I gjyqtares.

Alban Toro, është anëtar i Këshillit të Lartë Gjtqësor institucion që do të vendosë për fatin e gjyqtares Elona Toro nëse do ta propozojë atë duke e emëruar në gjykatën e Lartë. Burimet thanë se z.Toro nuk ka qenë pjesë e mbledhjes dhe nuk do të jetë as në vijim kur do të shqyrtohet kandidatura e bashkëshorttes.

Megjithatë, pyetja që shtrohet është: largimi i tij a e shmang ndikimin mbi anëtarët e tjerë të qeverisë së gjyqësorit? Në fakt, nepotizmi dhe lidhjet familjare në sistemin gjyqësor ishin një nga problemet madhore, prej nga pretendohej se do t’i jepej fund me reformën në drejtësi.

Në fakt, sic tregon rasti në fjalë, nepotizmit nuk i është dhënë fund madje, në të njëjtën mënyrë njerëz të drejtësisë, po përpiqen të zaptojnë vendet në institucionet më të rëndësishme, si në gjyqësor ashtu dhe në prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat