Taulant Balla akuzon Lulzim Bashën si gjobvënës dhe i përmend rastet publikisht

Shqipëria

Taulant Balla akuzon Lulzim Bashën si gjobvënës dhe i përmend rastet publikisht

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 17:53
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi në studion e emisionit “Top Talk”, kryetarin e opozitës Lulzim Basha, duke thënë se sipas tij ai i ka vendosur gjoba bizneseve.

Balla shtoi më tej se sipas tij Basha ka vendosur gjobë një biznesi dhe në këmbim ka marrë zyra për kunatin e tij. Ndërkohë debatit të ditëve të fundit që lidhet me incineratorët, deputeti deklaroi se Basha nuk e ka për parim, sepse në vendin e plehrave që më parë mbysnin Elbasanin, tanimë ka një park të madh.

“Shqipëria sot nuk ka një opozitë për fatin e keq. Pse nuk ka? Ju keni një kryetar opozite, unë me të vërtetë thash kishte të drejtë të dërgonte LSI-në për skrap, por në fakt ai para se të dërgojë LSI-në për skrap ka dërguar partinë e tij. Një parti e cila është kthyer në një gjobëvënie e sipërmarrjeve të caktuara. Unë jam deputeti i Elbasanit dhe po iu them me përgjegjshmëri të plotë, në Elbasan falë qeverisë dhe bashkëqeverisjes së asaj kohe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, 2013-2017, ne kemi ngritur objektin e parë të teknologjisë më të lartë evropiane sot të përpunimit të mbetjeve urbane, i cili prodhon energji elektrike. Në një televizion i cili natën në emisionet e darkës transmeton sipas tyre nuk prodhon energji elektrike dhe ndërkohë ditën bën reportazhe për teknlogjinë e lartë atje, unë po ju them është keqardhje shumë e madhe. Partia Demokratike është kthyer në një organizatë gjobvënëse e kryesuar nga Luzim Basha, i cili iv ë gjobë një biznesi që ka një autostradë dhe në dëmshpërblim të saj merr zyra për kunatin. I vendos gjobë që merr pjesë në tenderat publikë të shitjes së makinave dhe menjëherë më pas merr vilat nga ai biznes. Edhe kjo përpjekje me kompanitë e incineratorëve nuk e di sa janë të përfshira në këtë biznes janë gjobëvënie. Lulzim Basha, këtë sulm ndaj incineratorëve nuk e ka për parim, sepse ç’parim mund të kesh kur plehrat mbysin Elbasanin, tymi digjte dhe shkaktonte kancer në Elbasan dhe sot në vend të atyre plehrave kemi një park ku të rinjtë dhe të reja shkojnë atje”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat