Pëson avari avioni i linjës Rinas-Venecia, bllokohen në aeroport 180 pasagjerë

Shqipëria

Pëson avari avioni i linjës Rinas-Venecia, bllokohen në aeroport 180 pasagjerë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 18:00
Rinas

180 pasagjerë të cilët presin të fluturojnë drejt Italisë kanë mbetur të bllokuar në Aeroportin e Rinasit.

Mësohet se avioni Rinas-Venecia ka pësuar avari dhe prej afro katër orësh 180 pasagjerët kanë mbetur të bllokuar në avion.

Ata thonë se nuk i lejojnë të zbresin nga avioni ndërkohë që askush nuk i shpjegon se pse nuk bëhet nisja. Nisja e avionit ishte parashikuar për në orën 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat