Vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, PDIU thërret protestë paqësore: Të trajtohet çështja çame, s’kemi det për të falur

Shqipëria

Vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, PDIU thërret protestë paqësore: Të trajtohet çështja çame, s’kemi det për të falur

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 19:14
PDIU

PDIU i bën thirrje qytetarëve shqiptarë dhe gjithë shoqatave patriotike që nesër në orën 11:00 të protestojnë përpara Ministrisë së Jashtme me rastin e vizitës së ministrit grek Nikos Dendias.

Në deklaratën e PDIU shpërndarë në rrjete sociale, theksohet mungesa në axhendë e diskutimeve për çështjen çame dhe heqjen e ligjit të luftës.

Përsa i përket çështjes së kufijve, PDIU thekson se kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.

Deklaratë

“Mos prek Shqipërinë!”

“Mos harro Çamërinë!”

Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:

Çështjen Çame.

Heqjen e ligjit të luftës.

12 miljet detare shqiptare, Greqia i ka në Prevezë.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për të protestuar së bashku me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:

Zgjidhjen çështjes çame.

Heqjen e ligjit të luftës.

Marrëveshjen e detit.

Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.

Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije.

Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur

Nesër ora 11:00

Përpara Ministrisë së Jashmte, Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat