Prezantohet platforma online Akademi.al për të gjithë nxënësit

Shqipëria

Prezantohet platforma online Akademi.al për të gjithë nxënësit

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 20:18
Edi Rama

Duke prezantuar platformën e re mësimore, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se ajo do të jetë e gatshme edhe në rastet nëse do të kemi një ndërprerje të procesit për shkak të koronavirusit.

Platforma online “Akademi.al” do të vijë në ndihmë të gjithë nxënësve të klasave të ndryshme që zhvillojnë mësim kolektiv. Kjo do të evitojë “përplasjen” e mësimeve të tyre dhe do të jetë një përshtatje në këtë situatë që ndodhet Shqipëria me koronavirusin.

Duke folur nga Lezha ku u bë dhe prezantimi i kësaj platforme, kryeministri Rama tha se kjo platformë do të ndihmojë nxënësit dhe prindërit e tyre që të jenë në kontakt të drejtëpërdrejtë me mësuesit. Kryeministri tha se edhe pasi të përfundojë beteja me koronavirusin, kjo platformë do të vijojë të funksionojë.

 “Sot jemi për të çuar përpara një nismë të qeverisë tonë në mbështetje të nxënësve që janë ende në klasat kolektive. Ato janë një problem i madh dhe i trashëguar nga e shkuara që po vjen duke u zbutur. Nisma për digjitalizimin e klasave kolektive është një nismë që kthen në mundësi një krizë të cilën ne mund ta zgjidhim duke digjitalizuar mësimin në të gjithë rrjetin e fëmijëve që bëjnë mësim në klasa kolektive. Jemi absolutisht të bindur që jo vetëm kjo është zgjidhja e duhur por dhe mundësia falë partnerëve tanë që në kohë të vështirë nxjerrin vlerat e tyre, ta bëjmë këtë shumë mire.” – u shpreh Rma.  

Sipas zotit Rama kjo platformë në të ardhmen do të zhvillohet në një mundësi për të gjithë nxënësit, ku ata do të kenë mundësinë për të mësuar nga mësuesit më të mirë, që do ndihmojnë në realizimin e këtyre prgorameve:

 “U ofrojmë fëmijëve të klasave kolektive, akes në mësim me mësuesit më të mirë në Shqipëri. Janë një skuadër për të realizuar këto programe dhe u vihen në ndihmë të gjithëve për të zgjidhur këtë fazë të jetës tonë përballë këtij armiku të padukshëm. Në këtë krizë, kjo që po ndodh me arsimin është e jashtëzakonshme për atë që lë prapa. Ky program nuk është se do të rreshtë së pushuari kur lufta me armikun të ketë përfunduar. Do vijojë të përmirësohet duke i dhënë mundësi nxënësve dhe mësuesve që të adaptojnë mësimin e tyre përmes mësuesve më të mirë. Duke u dhënë mundësinë dhe prindërve të aktualizojnë dijet e tyre, njohuritë e tyre dhe të kenë ndihmën e drejtëpërdrejtë të mësuesve dhe të mos shkojnë ta takojnë” – tha Rama.

Duke prezantuar platformën e re mësimore, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se ajo do të jetë e gatshme edhe në rastet nëse do të kemi një ndërprerje të procesit për shkak të koronavirusit. Ajo thotë se aktualisht në këtë platformë janë regjistruar 5000 video-shpjegime nga mësues për lëndë të ndryshme shkollore. Gjithashtu në këtë platformë do të kenë akses dhe prindërit së bashku me fëmijët dhe mësuesit. Sipas saj, deri më tani janë regjistruar 100 mijë nxënës dhe 20 mijë mësues.

 “Kanali RTSh Shkolla do të vijojë edhe pas pandemisë. Hov të madh iu dhe platformës Akademi.al e cila falë mbështetjes UNICEF Albania është kthyer në një platformë që i përket të ardhmes. Të gjitha mësimet që transmetohen në RTSh janë edhe në këtë platformë. Nëse ndodh që të ketë infektim dhe klasat duhet të mbyllen, nxënësit duhet të vazhdojnë në kushte shtëpie dhe nuk e humbasin mësimi. Akademi.al është platformë shumëdimensionale dhe e thjeshtë në përdorim ku çdo mësues, nxënës dhe prindër kanë akses në përdorim. Platforma është falas ndërkohë që videot janë për të gjitha lëndët. Janë gati 5000 video në këtë platformë teksa vijojnë të regjistrohen 50 video të tjera çdo ditë. E veçanta e saj është që ka krijuar mundësinë e mësimit online. Mësuesit e nxënësit regjistrohen përmes kodeve unike dhe krijojnë klasën virtuale ku nxënësit mund të dorëzojnë detyrat e tyre. Aktualisht rreth 20 mijë mësues dhe 100 mijë nxënës janë regjistruar në platformë ndërkohë që trajnimet kanë nisur prej kohësh. Akademi.al është platforma e të ardhmes ku po kthehet në një aset. Digjitalizimi ecën paralel me programin e ministrisë. Më shumë digjitalizim do të thotë më shumë cilësi në arsim dhe gjithëpërfshirje. Sot digjitalizmi bëhet më i nevojshëm. Klasat kolektive vijojnë të jenë një realitet” – tha Kushi. /Scan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat