“Vjen Znj.Monika edhe thotë edhe unë e kam portofolin bosh”, Kryemadhi nxjerr zbuluar propagandën rilindase

Shqipëria

“Vjen Znj.Monika edhe thotë edhe unë e kam portofolin bosh”, Kryemadhi nxjerr zbuluar propagandën rilindase

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 20:53
Zonja Monika

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, mbas një deklarate të bërë nga një greviste ku deklaroi: “Vjen Zonja Monika edhe thotë edhe unë e kam portofolin bosh”, Kryemadhi ka publikuar një video ku zonja nuk ka qenë fare në takimin e djeshëm.

Kryemadhi deklaron se zonja ishte mamaja e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj saj.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë.

E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje.

Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit.

Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat