“Po ti ndani lekët me shokë, nuk vjen njeri të investojë në Shqipëri”, Bushati replikon me Koken

Shqipëria

“Po ti ndani lekët me shokë, nuk vjen njeri të investojë në Shqipëri”, Bushati replikon me Koken

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 23:15
Lefter Koka

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi betejën politike të mazhorancës dhe opozitës për inceneratorët.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se të huajt nuk duan të investojnë në Shqipëri.

Ndërsa përgjigjen e kësaj deklarate analisti Andi Bushati e shpjegoi duke thënë “po t’i ndani lekët me shokët ju, e t’i çoni në parajsa fiskale, nuk ka budalla të vij të konkurroj këtu”.

Pjesë nga debati:

Lefter Koka: Kush vjen i huaj këtu me investuar, mirë që iu mbush mendja disave për të investuar.

Andi Bushati: Po të qeverisni siç qeverisni ju nuk vjen njeri. Sepse u bë tender ndërkombëtar por nuk erdhi asnjeri.

Lefter Koka: Ore ju garantoj të vazhdojnë këta kështu siç po vazhdojnë dhe këtu jo vetëm invesitori i huaj vjen, të gjitha raportet janë të bollshme, më thuaj çfarë nuk godasin këta.

Andi Bushati: Po t’i ndani lekët me shokët ju, e t’i çoni në parajsa fiskale, nuk ka budalla të vij të konkurroj këtu jo.

Lefter Koka: Ore po të flasësh sipas idesë, por të flasësh me fakte, zotërinjtë e bënë, më shumë se kaq nuk kanë çfarë të bëjnë. E dërguan tek prokuroria do të shkojnë faktet atje, po të paktën të dalin njëherë dh të thonë ndjesë.

Andi Bushati: Unë ndërhyra për një gjë, tha u bë një tender ndërkombëtar, por dua të theksoj që u bë një tender ndërkombëtar dhe nuk erdhi asnjeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat