Zhduket një 19-vjeçare nga Shqipëria në Greqi

Shqipëria

Zhduket një 19-vjeçare nga Shqipëria në Greqi

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 08:57
Foto

Një 19-vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur që prej datës 16 tetor në Greqi.

Artemis Vasili humbi kontaktet në zonën e Koropit në Athinë, ndërsa familjarët dhe të afërmit e saj bëjnë apel për këdo që ka dijeni për vajzën e tyre për të ndihmuar në gjetjen saj.

I ati i vajzës tregon se e bija u largua nga banesa për të dhënë intervistë për punë dhe që prej atij momenti nuk kanë asnjë informacion për 19-vjeçaren.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e një kamere sigurie nga vendi ku mendohet se 19-vjeçarja humbi kontaktet.

Ndërkohë, sipas asaj që raportojnë mediat greke, disa miq të vajzës flasin për një ndarje të saj nga i dashuri, i cili është tentuar të kontaktohet nga familjarët por pa sukses.

“Vajza jonë të kthehet në shtëpi dhe gjithçka do të jetë si më parë”, është shprehur për mediat lokale babai i 19-vjeçares.

Ditën kur u zhduk ajo kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë gri me vija të bardha dhe një çantë shpine të zezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat