Policia kontrolle në lokale, shpallet në kërkim një biznesmen

Shqipëria

Policia kontrolle në lokale, shpallet në kërkim një biznesmen

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 09:43
Foto Ilustrim

Policia në Kukës, gjatë kontrollit në subjektin bar-kafe në pronësi të shtetasit J. Sh., ku ishte i punësuar në mënyrë të parregullt shtetasi I. M., kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kompjuterë (njëri prej tyre me programe për bastet sportive) dhe pajisje të tjera që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 45 vjeç, banues në Krumë, Has dhe u shpall në kërkim pronari i subjektit, shtetasi J. Sh., 41 vjeç, banues në Krumë, Has.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurve” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Shërbimet e DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kanë ushtruar kontrolle në lokale e ambiente të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat