Kryemadhi përgjigjet për debatin Rama-Meta

Shqipëria

Kryemadhi përgjigjet për debatin Rama-Meta

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:11
Monika Kryemadhi

Debatin mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Ilir Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e shikon si në pazar të kryeministrit për të shpëtuar kokën e tij.

Në një konferencë me gazetarët, Kryemadhi thotë se me sulmet që Rama i bën Presidentit Meta tregon se ka frikë dhe panik dhe për këtë ai do të përballet në 25 prill.

“Dua të them që debati mes Presidentit dhe kryeministrit në ikje, për aq sa i njoh të dy persona mund të them që në PS angazhimi i Ramës aq me devotshmëri kundër Metës tregon frikë dhe panik.

Përballja që do të ketë në 25 prill është e pashmangshme.

Reagimet e zotit Rama tagente, duke bërë skip probleme të tjera janë shumë të rëndë sesa këto që në flasim.

Këto kanë ndodhur sepse nuk funksionon reforma në drejtësi.

Sulmet që Rama i bën Metës i  shoh si një ftesë për të hyrë dhe bërë pazar për të shpëtuar kokën e tij, por këtu duhen shpëtuar shqiptarët”, thotë Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat