PDIU protestë te Ministria e jashtme, përplasje me policinë, ndalohet drejtuesi i VV në Tiranë

Shqipëria

PDIU protestë te Ministria e jashtme, përplasje me policinë, ndalohet drejtuesi i VV në Tiranë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 11:19
PDIU protestë te Ministria e jashtme

Ndërkohë që për 30 minuta pritet të mbërrije në ambientet e ministrisë së jashtme ministri grek Nikos Dendias, përplasjet e para kanë nisur në zonë.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar PDIU ka nisur të protestojë. Ndërkohë që policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e lëvizjes VV në Tiranë, Bojken Abazi.

Dendias pritet të mbërrijë në MEPJ rreth orës 11:30. Në ora 12:15 ai do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe në ora 12:45 do të dalin në një deklaratë për median.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat