Qëlloi eskortën e ministrit Dendias/ Idrizi: Shishja duhet t’i binte në kokë që të freskohej

Shqipëria

Qëlloi eskortën e ministrit Dendias/ Idrizi: Shishja duhet t’i binte në kokë që të freskohej

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 13:37
Qëlloi eskortën e ministrit Dendias/ Idrizi: Shishja duhet t’i binte në kokë që të freskohej

Shpëtim Idrizi ka komentuar veprimin e kryer prej tij atë të hedhjes së një shishe ndaj eskortës greke.

““Shishja duhet t’i binte në kokë ministrit që të freskohej”, tha Idrizi.

“Ju e shihni ne do të ndjekim gjithë rrugën ligjore, mënyra tinzare e disa djemve të veshur me uniformë policie, më kujton dhunën e anëtarëve të shoqatës Çamëria në 1994. Nuk e pranoj dot që vendi të ketë arritur deri në këtë pikë, ne me Greqinë duhet të diskutojmë, të drejtat e shqiptarëve në Greqi, çështjen çame, heqjen e ligjit të luftës,.

Ka qenë një veprim emocional që nuk duhet ta kisha bërë, po ju them nga mënyra se si po sillet Greqia me ne dhe policia shqiptare me ne, ajo ishte gjëja më e pakët që mund të bënim. E papranueshme se si mund të t’i thonë një çami harrojeni çështjen çame, ju nuk ekzistoni,nuk mund t’i harrojmë shtëpitë tona, vatanin tonë. Përballë këtij terrori dhe pamundësinë për të protestuar nga e drejta që na jep nga Kushtetuta, do doja që ta zinte në kokë meqë ishte vapë“, tha ai më tej. .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat