“Rama ka çuar shëndetësinë në kolaps”, Basha: Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët

Shqipëria

“Rama ka çuar shëndetësinë në kolaps”, Basha: Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:18
Lulzim Basha

Për kryedemokratin, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama është përgjegjës për kolapsin që sipas tij ka kapluar shëndetësinë.

“Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.
Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat