“Koalicion me PD ose vetëm”, Mediu: Nuk shkoj pas dëshirës së Bashës, s’punoj si punëtor për ndonjë tjetër

Shqipëria

“Koalicion me PD ose vetëm”, Mediu: Nuk shkoj pas dëshirës së Bashës, s’punoj si punëtor për ndonjë tjetër

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 19:09
Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu

Koalicion vetëm me PD-në, ose të vetëm në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Republikane është e qartë në këtë drejtim! Ndalur në pozicionin që do të ketë në lista, kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu tha se kjo nuk diktohet nga dëshirat e kryedemokratit Lulzim Basha, por peshës politike që PR-ja ka, por edhe të autoritetit të vetë kandidatit.

“Kur ti bën një koalicion, ka një vlerë elektorale historike, dhe në raport me të bën edhe vendosjen e emrit në listë. Unë nuk shkoj pas dëshirës së zotit Basha, unë s’punoj si punëtor për ndonjë tjetër”, tha Mediu.

Teksa të gjitha forcat politike japin shifra mbi mandatet që mendoj se do të marrin në këto zgjedhje, Mediu nuk e ka bërë një llogari të tillë. Kjo sepse për të e rëndësishme që të marrin qeverisjen e vendit, të rrëzojnë Ramën.

Në një kohë që sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se nuk është e nevojshme shpërndarja e parlamentit, Mediu nuk është i këtij mendimi. Ai thekson se nëse Kuvendi nuk do e marrë parasysh dekretin e kreut të shtetit për Kodin Zgjedhor, Meta duhet të marrë vendimin ta shpërndajë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat