Aksident i rëndë në Lushnje, një i vdekur dhe një i plagosur

Shqipëria

Aksident i rëndë në Lushnje, një i vdekur dhe një i plagosur

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 20:36
Ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Lushnje.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme  në fshatin Halilaj, rreth orës 18:50.

V. B., 54 vjeç, banues në fshatin Verri, Fier, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në Halilaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi V. B., dhe është dëmtuar shtetasi F. K., i cili ndodhet në Spitalin Lushnjë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat