Arjan Çani zbulom lidhjen: Rama e Dendias janë nga i njëjti fshat në Jug të Shqipërisë

Shqipëria

Arjan Çani zbulom lidhjen: Rama e Dendias janë nga i njëjti fshat në Jug të Shqipërisë

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 22:29
Arjan Çani

Gazetari Arjan Çani ka deklaruar kryeministri Edi Rama me shumë mundësi është kushëri me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Kjo pasi familja e tij është me origjinë nga Vunoi, njëjtë si dhe e ëma e ndjerë e kryeministrit Rama, e cila me origjinë është nga Vunoi.

Dendias Çani tha se nëse pyet të vjetrit në Vuno, do thonë të njëjtën gjë, madje as vetë Dendias nuk e mohon origjinën e tij nga Vunoi.

“Është e vërtetë që Dendias është nga Vunoi, me origjinë se të parët e tij aty kanë jetuar. Ai vetë ka lindur në Athinë, por me origjinë është nga Vunoi. Po të pyesësh të moçmit aty e thonë këtë gjë. Madje as vetë Dendias nuk e mohon këtë gjë. Dhe thuhet se ka lidhje gjaku me Edi Ramën pasi dhe Rama e ka mamanë nga Vunoi”, tha Çani në “Open”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat