Çani kapet me kravatën e Ramës: Tregon shenjë inferioriteti, ndërsa Basha…

Shqipëria

Çani kapet me kravatën e Ramës: Tregon shenjë inferioriteti, ndërsa Basha…

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 22:54
Arjan Çani

Kryeministri Rama në takimin e kësaj të marte që pati me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias, u shfaq veshur një kravatë me ngjyrat e flamurit shqiptar.

Ky fakt, u diskutua në studion e emisionit “Open”, ku u mendua të sqaronin domethënien e këtij veprimi. Analisti Arjan Çani tha se Edi Rama ka vendosur një kravatë të tillë për t’i thënë patriotëve që është me ta.

Ndërsa shtoi se sipas tij Rama ka treguar një shenjë inferioriteti. Kurse për kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën, Çani tha se nuk ka kompleks dhe në takimin me ministrin Dendias u shfaq pa asnjë shenjë apo simbol.

“Kravata ishte interesante, edhe pse ishte në krahë të kushëririt të vet (i referohet ministrit Nikos Dendias), vendosi kravatën për t’i thënë patriotëve që unë jam me ju. Ka një lojë të dyfishtë, në një anë shanë patriotët dhe në një anë thotë jam patriot. Për mua është një shenjë inferioriteti. Lulzim Basha, nuk ka asnjë shenjë, në zyrën e vet sot që priti ministrin, nuk kishte asnjë shenjë. Kjo tregon që Lulzim Basha nuk ka komplekse, ndërsa Rama ka”, tha Çani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat