Hide: Negociatat mund të ishin më të frytshme. Për Greqinë, Shqipëria kyçi i zhvillimeve gjeopolitike në Ballkan

Shqipëria

Hide: Negociatat mund të ishin më të frytshme. Për Greqinë, Shqipëria kyçi i zhvillimeve gjeopolitike në Ballkan

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 23:17
Prof. Enri Hide

Shqipëria dhe Greqia ranë dakort sot që zgjidhja e çështjes së kufijve detarë dhe përcaktimit të Shelfit Kontinental dhe Zonave Ekonomike Ekskluzive, t’i besohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës.

Kjo u njoftua nga ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe kryeministri Edi Rama në në konferencën e përbashkët për median.

E ndërsa të dy palët po e shohin si zgjidhjen më të mirë për të shmangur nacionalizmin, Prof. Enri Hide, pedagog i politikës së jashtme në UET, thotë për Rtv Ora se do të kishte preferuar që ky proces të dakordësohej mes të dyja palëve, duke shtuar se momenti në të cilin ndodhet rajoni është i komplikuar.

Hide: Vizita  e Dendias vjen në një moment kur Greqia dhe Turqia janë në një proces të përkeqëesimit të marrdhënieve të tyre për detin dhe shumë çështje të tjera që kanë mbetur pezull. Po i shtohet dhe një çështje e re që po ngrohet në Qipro nga disa lëvizje ukltranacionaliste.

Greqia dhe Turqia kanë qenë në një proces të vazhdueshëm konfliktesh me njëra-tjetrën. Shpesh herë janë përshkallëzuar por gjithmonë janë shfryrë për shkak se të dyja i përkasin njëfarë mënyre të njëjtit formacion gjeopolitik, NATO-s, por Greqia është dhe anëtare e BE dhe Turqia jo.

Momenti aktual është një moment i komplikuar i rajonit. Do të kisha preferuar që ky proces të dakordësohej mes të dyja palëve pavarësisht se të dyja palët janë shpesh herë viktimë e diskurseve nacionaliste apo dhe ultranacionaliste në të dyja kampet.

Procesi në të dyja kampet është përdorur për qëllime të brendshme dhe elektorale ndër vite. Shqipëria është një shtet që nuk mund të krahasohet me shtetin grek por ka treguar se është e aftë të ndikojë në rajonin e Ballkanit. Do të kisha preferuar që ky moment të vinte pak më vonë ose në përfundim të një procesi negociimi dypalësh.

Negociatat e drejtëpërdrejta mund të ishin më të frytshme për Shqipërinë. Greqia ka qenë gjithmonë më e përgatitur se ne nga pikëpamja diplomatike, por edhe nga pikëpamja e kapaciteteve për të trajtuar çështje të tilla sepse e ka pasur problemin shumë herë më të vjetër se ne.

I pyetur nëse kjo mund të jetë një strategji e Greqisë për ti dhënë mesazh edhe Ankarasë zyrtare, Hide nuk e përjashton por nënvizon faktin se Athina zyrtare po tenton të faktorizojë veten në Ballkan dhe në këtë pikë Shqipëria është kyçe.

Hide: Është një tentativë e Greqisë për ta faktorizuar veten e saj në Ballkan pas një periudhe tërheqje. Po përpiqet të rishikojë pozitat e Turqisë dhe të rivalitizojë marrëdhënie e vjetra, jo më kot Dendias bëri thirrje për një rishikim të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë të vitit 1996. Për Greqinë, Shqipëria është kyçi i zhvillimeve gjeopolitike në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat