Dendias mbyll vizitën në Tiranë me Janullatos, çfarë u tha Vangjel Dules dhe Vasil Kajos në takim

Shqipëria

Dendias mbyll vizitën në Tiranë me Janullatos, çfarë u tha Vangjel Dules dhe Vasil Kajos në takim

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 23:19
Pamje nga takimi

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, e përfundoi vizitën e tij në Tiranë me takimet e tij me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë  Anastas Janullatos dhe anëtarët e komunitetit grek të biznesit në Shqipëri.

“Greqia është  e pozicionuar fort në anën e pakicës kombëtare greke në Shqipëri” ishte mesazhi i Dendias në takimin me kreun e partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe atë të Omonias Vasil Kajo.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Dendias u takua me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Në diskutimet mes tyre dominoi vendimi për dërgimin në Hagë të ndarjes së zonave detare mes dy vendeve, bashkëpunimi dypalësh dhe ai rajonal.

Kryediplomati grek pati takime edhe me presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat